Takimin e fundit në Washington, para nisjes për në Kosovë, kryeministri, Ramush Haradinaj, e pati me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan EkonomiaOnline.
Nuk dihet për çfarë është diskutuar konkretisht, por takimin e konfirmoi vetë Meta në Facebook.
“Pata kënaqësinë të takohesha në New York me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas kthimit të tij nga Washington DC dhe para nisjes së tij në Kosovë,” shkruan Meta.