Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet sot në takim nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.
Por, takimi i paralajmëruar në ora 19:30, nuk u realizua në kohë. Kryeministri Kurti ka arritur në Pallatin Elysee për t’ia filluar takimit.
Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.
Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.
Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër.