Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të jetë i pranishëm në Beograd për takimet e radhës për “Open Balkan” që pritet të zhvillohen sot dhe nesër.
Zyra e kryeministrit ka konfirmuar për Euronews Albania se nuk ka asnjë ndryshim plani për takimin e sotëm, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Sipas raportimeve të mediave në Serbi, pritet që në këtë takim në vend të Zaevit të jetë i pranishëm, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.
“Open Balkan” është një nismë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina nuk kanë pranuar të angazhohen.