Ambasadorja e Maqedonisë në Kosovë për “Ballkan Open”: E shohim si një iniciativë të dobishme për rajonin

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Maqedonisë në Kosovë, Shpresa Isufi, ka folur në lidhje me vizitën e kryeministrit maqedon, Stevo Penadarovski, gjatë javës së kaluar.

Isufi e ftuar në “Sytë Shtatë”, ka thënë se Maqedonia dhe Kosova si vende fqinje kanë interes të përbashkët që të bashkëpunojnë në të gjitha fushat.

“Çdo vizitë e një kryetari me një shtet ka një peshë të madhe, kjo tregon marrëdhëniet mes dy shteteve në rastin tonë, jam e lumtur që Kosova dhe Maqedonia e veriut kanë marrëdhënie të mira dhe dialogun politik e kanë në nivelin e duhur”.

“Së pari që jemi vende fqinje ne kemi interes të përbashkët që të bashkëpunojmë në cdo lëmi, qoftë ajo ekonomia, kultura, inovacioni, teknologjia, shkenca, energjetika. Krejt këto lëmi kemi bashkëpunim dhe do të vazhdojmë të kemi”, ka thënë Isufi.

Në kuadër të 40 marrëveshjeve që janë nënshkruar, njëra është edhe për rrugën Tetovë-Prizren, Isufi u shpreh se mjetet tashmë janë ndarë nga buxheti i Maqedonisë së Veriut.

“Është duke u bërë studimi i vizibilitetit, janë tri opsione për këtë rrugë nga duhet të i bie, edhe në buxhetin e Maqedonisë janë paraparë mjete edhe për këtë projekt”.

Në lidhje me autostradën, Kosova ka vite që e ka përfunduar, teksa në lidhje se kur do të përfundojë nga ana e Maqedonisë së Veriut, Isufi ka thënë se do të përfundojë deri në vitin 2024.

“Jemi duke punuar seriozisht në këtë drejtim, projekti është i ndarë në tri faza, faza e parë është duke u realizuar, në fazën e dytë tashmë është shpallur tenderi, pritet brenda dy viteve të përfundojë i gjithë projekti”.

Tutje, Isufi foli edhe për Open Ballkan, ku tha se Maqedonia e Veriut e sheh si një iniciativë komplemtare dhe të dobishme për rajonin.

“Lidhur me këtë iniciativë ka kontroversa të mëdha, disa prej shqetësimeve janë edhe legjitime, ne duhet sa më tepër që të bisedojmë lidhur me këtë iniciativë, por edhe brenda ka disa paqartësi, ne kemi një qeveri të unifikuar që është  bashkuar dhe stabile, janë krejt në pajtueshmëri në lidhje me këtë iniciativë. Kjo është iniciativë që buron nga rajoni, i vetmi qëllim që ka kjo iniciative është të eliminoj barrierat administrative për tregti, ashtu edhe e shohim këtë iniciativë, që duhet të kontribuojë eliminimin e barriera. E shikojmë si një iniciativë komplemtare dhe të dobishme për rajonin”, ka thënë Isufi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme