Ka filluar takimi i partnerëve të koalicionit në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Mirëpo një takim i tillë nuk është i hapur edhe për media.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Këto takime po vijnë si rezultat i taksës së vendosur për mallrat serbe dhe ato të Bosnjës dhe insistimin e ndërkombëtareve për heqje të taksës.
Mediet po qëndrojnë afër Qeverisë për të përcjellë zhvillimet rreth këtij takimi, por ato nuk po lejohen të hyjnë në objektin e Qeverisë.