Mbretëresha Camilla bëri një paraqitje të rrallë me motrën e saj më të vogël Annabel Elliot të hënën mbrëma në çmimin Booker Prize. Camilla mahniti në ngjarjen, e cila u zhvillua në Round House të Londrës, e veshur me një fustan të zi me dantella nga Fiona Clare dhe vathë diamanti Van Cleef & Arpels.
Motra e saj 73-vjeçare Annabel zgjodhi të vishte pantallona të zeza me një këmishë të bardhë. Gruaja mbretërore 75-vjeçare foli me autorët dhe dha një nga çmimet Booker.
Ndër të pranishmit me të cilët foli ishte edhe Dua Lipa, e cila në fjalën e saj shprehu dashurinë e saj për leximin. Gjatë bisedës së saj me Dukeshën, Dua Lipa u dëgjua duke thënë se “nuk do të këndonte”.
Sekretarja e Fondacionit Booker Prize Eve Smith tha se Camilla ishte e kënaqur që mori pjesë në ngjarjen e ndarjes së çmimeve dhe se ka një interes të madh për shkrimtarët. Ajo madje zbuloi se si Camilla kërkoi të takonte shkrimtarët edhe gjatë pandemisë kur të gjitha ngjarjet shoqërore ishin “ngrirë” dhe i mirëpriti ata në Pallatin e St.