Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit francez Emmanuel Macron sipas njohësve të zhvillimeve politike ka të bëjë me presionin e boshtit franko-gjerman për dialogun Kosovë – Serbi.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të mërkurën do ta takojë në Paris presidentin francez Emanuel Macron.
Belgzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale thotë se vizita e Kurtit në Paris lidhet me presionin që po bënë boshte franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.
“Vizita në Paris e zotit Kurti është më shumë në funksion të rritjes së presionit nga ana e boshtit franko-gjerman për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Ka tendenca që Franca të përfshihet më shumë në proces dhe të aktivizojë këtë boshtin franko-gjerman përtej ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian”, deklaroi Belgzim Kamberi për RTV Dukagjinin.
Ndërsa edhe politologu Dorajet Imeri thotë se vizita e Kurtit në Paris lidhet me dialogun, përcjell Telegrafi.
“Takimi i zotit Kurti në Paris me Presidentin Macron lidhet me obligimet që ka marrë Kosova për procesin e dialogut, dhe nga ana tjetër ky takim lidhet edhe me rolin që ka marrë Franca për të ndikuar në krijimin e paqes jo vetëm në Ballkan por në gjithë Evropën”, deklaroi Dorajet Imeri.
Takimi i Kurtit me Macronin vjen pasi një takimi që i pari i Qeverisë së Kosovë ka pasur me një delegacion francez në Prishtinë.