Befasitë politike po vazhdojnë. Lajmërimi për një takim direkt mes Kurtit dhe Vuçiq me 26 qershor është diçka e re dhe ndryshim paradigme për KM e Qeverisë së Kosovës. Nuk ka pasur një takim direkt mes tyre prej sulmit në Banjskë. Kurti ka refuzu një takim me të dhe e ka cilësuar me të drejt Presidentin e Serbisë si orkestrues të sulmit të 24/9 ndaj Kosovës. Çfarë ka ndodhur apo ndryshuar tashmë që ky takim direkt të zhvillohet?
Gjithmonë komunikimi është veprim më i mirë sesa bojkotimi. Dialogu është një vlerë që sidomos Europa dhe SHBA e vlerësojnë tek lidershipi i Kosovës. Por ka raste kur ti nuk dëshiron me bisedu me një person i cili ka zgjedhur të sulmoj me paramiliarë ushtarak dhe të ti sulmoj e vras policët e shtetit tënd. Këtë qasje e përdori Kurti. Edhe kur ndodhi takimi në Bruksel ku morën pjesë Kancelari Gjerman, Presidenti i Francës dhe Kryeministrja Italiane.. takimet me Kurtin e Vuciq ishin të ndara, nuk u takon bashkë në tavolinë.
Ky takim i paralajmëruar nga zëdhënësi i BE-së ndoshta nuk do të jetë direkt mes tyre? Ende munden të shkojnë në Bruksel dhe të takohen ndaras mes tyre. Por sikurse takim të ndodhë, kjo tregon për një ndryshim dramatik të pozicionit dhe qasjes së Kurtit karshi presidentit të Serbisë të cilin e ka injoruar për gati një vit.
Fundja, cili është rezultati nëse nuk e takon dikënd si Lajcak e shkon e takon Vuçiq? Nuk ka shumë logjikë. Nëse shofim veprimet dhe logjikën që ka përdorur KM i Kosovës pas sulmit në Banjskë, ky takim nuk do të jetë në një tavolinë mes tyre. Por nëse ai ndodhë, atëherë ky është nga ndryshim i theksuar dhe mund të bëhet për efekte elektorale.
Kurtit i ka konvenuar agjenda e veriut dhe dialogut dhe me gjasë që ajo e ka mbajtur lartë në matje publike dhe popullaritet. Frika publike është mjet që politikanët e përdorin vazhdimisht. “Do të ketë luftë..” “Ka rrezik” janë disa narrative që përdoren. Pastaj shkon qeveria edhe blenë ndonë dron për të thënë “shif se unë ju shpëtoj”. Këto veprime janë ta kalkuluara dhe japin rezultate elektorale, sidoqoftë.
Ky takim mund të përdoret nga Kurti për më shumë dramaticitet dhe të krijohet përshtypja e ‘personit e liderit të fortë’ që del e kundërshton e kundërshton frontalisht presidentin e Serbisë. Një mik, duke e komentaur këtë takim eventual më tha, “dyve ju konvenon ky takim, “dytë kanë agjendë të ngjashëm e përbashkët por për qëllime personale të brendshme”.
KM i Kosovës ka treguar fleksibilitet kohën e fundit duke ‘lutur’ dhe takuar opozitën edhe për zgjedhje të parakohshme. Ai, përkundër reagimeve publike, ka udhëhequr paradën e kreshtnarisë në mes të Prishtinës. Duket që ndoshta ai edhe është ‘ngopur’ me pushtet dhe famë e mbase tash nuk po llogaritë shumë votat e tija. Apo ndoshta është bërë një moster politik që bënë gjithcka për vota. Kjo mbetet të shifet ditët dhe periudhën e ardhshme.