Në këto momente, rruga që të çon drejt hotelit Inex Oglica në Ohër, ku pritet të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq-Borrell, është e ngarkuar.
Arsyeja e ngarkesës janë kontrollet e rrepta të sigurisë për çdo veturë a person që mësynë këtë zonë.
Mbledhja e delegacioneve do të nisë në orën 10:00, kurse takimet bilaterale do të nisin nga ora 10:30.
Me tëpërfunduarr takimet dypalëshe do të pasojë takimi i përbashkët trilateral, pas së cilit do të ketë edhe konferencë për media.
Koha e saktë e takimit të përbashkët dhe e konferencës nuk dihet, pasi gjithçka varet nga kohëzgjatja e takimeve të para bilaterale.