Mostari do t`i bëjë bashkë udhëheqësit e Serbisë, Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës.
Në takim do të marrin pjes: presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryetari i presidencës së Bosnjës, Dragan Çoviq, anëtarët e presidencës së Bosnjës, Mlladen Ivaniq dhe Bakir Izetbegoviq dhe presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq.
Është paraparë që takimi trepalësh të mbahet në mesditë, pas së cilës është paraparë takimi i udhëheqësve dhe anëtarëve të Presidencës së Bosnjës si dhe presidentiet së Kroacisë dhe Serbisë me ministrat e jashtëm.
Pastaj Vuçiq, Çoviq dhe Grabar – Kitaroviq do t’i drejtohen mediave.
Takimi trepalësh do të përfundojë me një drekë pune, e cila organizohet nga presidenca e Bosnjës dhe anëtarët e saj në nder të Presidentit të Serbisë dhe asaj ë Kroacisë.