Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të takohem më 16 maj në Uashington, konfirmohet nga Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, në deklaratën me shkrim ka konfirmuar se presidenti Trump të martën, më 16 maj në Shtëpinë e Bardhë, do të takohet me presidentin e Turqisë, Erdoğan.
“Të dy liderët do të bisedojnë për atë se si të përforcojnë marrëdhëniet bilaterale, dhe si të thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër çdo lloji të terrorizmit”, thekson në deklaratë Spicer.
Erdogan më herët paralajmëroi se pas vizitës në Kinë, më 16 dhe 17 maj do të qëndrojë për vizitë në SHBA.