Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, kanë zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme, në lidhje me përgatitjen e qeverisjes së re.
Kurti ka thënë se Kosova do të dalë nga kriza.
“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, ka shkruar Kurti.