Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka takuar homologun e tij nga sirian, Bashar Assad.
Të dy kanë folur për procesin politik në Siri, ku Putin ndër të tjera ka thënë se lufta kundër terrorizimit në vendin e goditur nga kriza është fare pranë përfundimit, shkruan Reuters.
Ai e ka uruar madje Assad-in për rezultatet në luftën kundër kësaj dukurie në takimin e mbajtur në Sochi.
Putin dhe Assad kanë folur për zgjidhjen politike në Siri, duke besuar se ajo duhet bërë nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara.
Ata kanë theksuar se shpresojnë se trupa ndërkombëtare do të jetë pjesë aktive e këtij procesi dhe në fazën e fundit të tij.