Takohen Zemaj dhe Quni, FSK-ja vë në dispozicion “Batalionin e Mjekësisë”

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar ministrin e FSK-së, Anton Quni me të cilin ka biseduar për gjendjen e krijuar nga pandemia Covid-19.

Ai ka thënë se ministri Quni e ka njoftuar se FSK-ja është në gatishmëri dhe ka kapacitete mjekësore e logjistike për të ndihmuar në çfarëdo situate.

Ndërsa ka thënë se aktualisht është vënë në gjendje gatishmërie edhe “Batalioni i Mjekësisë” në kuadër të FSK.

Ky është statusi i tij i plotë:

Me Anton Qunin, ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës/ FSK diskutuam për mbështetjen dhe gatishmërinë e FSK-së për të kontribuar në luftën kundër pandemisë Covid-19.

Anton Quni më njoftoi se FSK-ja është në gatishmëri dhe ka kapacitete mjekësore e logjistike për të ndihmuar në çfarëdo situate.

Aktualisht është vënë në gjendje gatishmërie edhe “Batalioni i Mjekësisë” në kuadër të FSK dhe në rast se është nevoja do të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve.

E falënderova z.Qunin për bashkëpunimin tonë dhe ndihmën e FSK-së që po e ofron në këtë betejë me Covid19.

I sqarova se Ministria e Shëndetësisë do të përkrah FSK-në me pajisje përkatëse mjekësore dhe në fuqizimin e personelit mjekësor.

Me vajzat dhe djemtë e FSK-së dhe të gjithë qytetarët do ta mposhtim virusin.

Respektoni rregullat!

Mbani distancën!

Vendosni maskat!

#QeveriaHoti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme