Sipas këtij Instituti “Rreth 40 mijë shtetas nga Kosova më pak se të njëjtët muaj të vitit të shkuar vizituan Shqipërinë në tetor dhe nëntor. Kjo periudhë përkon me vendosjen e tarifës për të përshkuar Rrugën e Kombit”.
Përjashtuar tetorin dhe nëntorin fluksi i hyrjes së shtetasve nga Kosova në vendin tonë ka qenë i lartë, shkruan abcnews.al .
Në dhjetë muaj Shqipërinë e vizituan 1.9 milionë kosovarë. Shtetasit nga Kosova zenë peshën kryesore të turistëve që erdhën në Shqipëri këtë periudhë, pas tyre renditen maqedonasit, italianët e malazezët.
Ndërkohë që në total për 11 muaj vendin tonë e vizituan gjithsej 5.6 milionë të huaj, me një rritje prej 16.2% me bazë vjetore.