Politologu Ramush Tahiri ka vlerësuar se kohën e fundit taksa ka shpërfaqur përplasjen në mes të liderëve të koalicionit qeverisës.
Ai ka thënë se pas deklarimit të Kadri Veselit për pezullimin e taksës për 120 ditë dhe deklarimit të Ramush Haradinajt se taksa mbetet në fuqi nuk mund të vazhdohet më tutje, por njëra palë duhet të heqë dorë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka deklaruar se taksa mund të çojë në prishjen e koalicionit dhe rrëzimin e Qeverisë.
Sipas tij, taksa nuk e ka arritur efektin e duhur, por nëpërmjet saj Kosova është ndërkombëtarizuar për të keq.
Tahiri ka thënë se taksa duhet të hiqet meqë këtë po e kërkon ShBA-ja.