Tahiri: Grenell në Kosovë për të finalizuar marrëveshjet, ato janë historike

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 14:05 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Disa javë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të hënën pasdite në Kosovë do të vijë delegacioni amerikan i prirë nga ambasadori Richard Grenell. Vizita e këtij delegacioni, sipas politologut Ramush Tahiri, ka për qëllim finalizimin e marrëveshjeve të arritura më  4 shtator, raporton Ekonomia Online.

Tahiri një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se në takimin e sotëm pritët të nënshkruhet marrëveshja për rrugën Nish-Prishtinë dhe studimin e fizibilitetit  për Ujmanin.

“Përfaqësuesi i ShBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Grenell,  vjen në Kosovë për me konkretizuar këtë marrëveshje, e cila në shumicën e saj është ekonomike”.

“Sot në Kosovë do të bëhet marrëveshja për rrugën Durrës-Nish,ose Nish-Prishtinë dhe to fillon fizibiliteti i saj”.

“Mund të supozoj që do të bëhet edhe marrëveshja për Ujmanin që me i dhënë të drejtën agjencisë amerikane për më bërë fizibilitetin për shfrytëzimin e Ujmanit, pasi atij të fundit i ka kaluar koha dhe për shkak të rrethanave që janë krijuar më nuk është mundur të bëhet fizibilitet tjetër”, tha ai.

Tahiri ka thënë se Ujmani në shumicën e tij  është në territorin e Kosovës, por ka edhe në territor të Serbisë.

Duke folur për investimet e kompanive amerikane në Kosovë, ai ka thënë se kjo është një gjë e mirë, pasi deri tash nuk ka pasur investitor drejtpërdrejt nga Amerika.

Tahiri ka thënë se marrëveshjet e sotme do të jenë historike.

“Është mirë që po hyn kapacitet amerikane në Kosovë, që ka kohë që nuk kanë hyrë në këtë mënyrë të drejtpërdrejt nga firmat amerikane. Marrëveshja siguron vende pune, shtensionin rajonin, sepse kyçet edhe Kosova, Serbia e Maqedonia. Marrëveshjet që i bënë sot Grenell janë historike”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, mundësia që Amerika të heqë liberalizimin e vizave për kosovarët, po ashtu do të ishte një lajm i mirë.

“Mekanizimi për liberalizmin e vizave për kosovarët do të ishte një gjest shumë i mirë, nga ShBA por edhe një simbolik për Kosovën”, ka deklaruar Tahiri për Ekonomia Online.

Kryeministri Hoti pas dite do të pres përfaqësuesin special të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, së bashku me një delegacion të Qeverisë amerikane i udhëhequr nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë, ku pritet të zhvillojnë takime me krerët e institucioneve.

Të ngjashme