Njohja nga Izraeli, Grenell e quan ditë historike – falënderon Trump dhe Blinken

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur ditë të mrekullueshme, të hënën e sotme ku Kosova dhe Izraeli thelluan zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.

Grenell i cili ishte dhe pjesëmarrës në procesin e arritjes së marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington, po falënderon Ministrinë e Jashtme të Kosovës për bashkëpunimin, atë të Izraelit po ashtu, njofton Klan Kosova.

Më tej në reagimin e tij, Richard Grenell u shpreh mirënjohës edhe ndaj ish-presidentit Donald Trump për këtë arritje, ndërsa dhe një falënderim nuk e la pa i bërë edhe sekretarit të ri të shtetit amerikan në Administratën e Joe Biden, Antony Blinken.

Kjo sipas tij për angazhimin e tyre që kjo ditë e sotme e njohjes së Kosovës nga Izraeli, të bëhet historike, njofton Klan Kosova.

”Një ditë e mrekullueshme.

Izraeli dhe Kosova nënshkruajnë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.

Faleminderit, @MelizaHaradinaj @IsraelMFA Donald Trump dhe @SecBlinken për angazhimin tuaj për ta bërë sot një ditë me të vërtetë historike!”, shkruan Richard Grenell.

Kosova dhe Izraeli i kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike mes tyre, duke e zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë përmes një ceremonie virtuale ku morën pjesë dy ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme