Taksat nga Kosova çojnë në humbje fabrikat e tullave në Serbi

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 12:52 | Nga

Përveç vendosjes kohë më parë të taksave në miellin që importohet nga Serbia, Kosova qysh në gjysmën e vitit të kaluar ka vendosur taksa edhe ndaj importit të materialit ndërtimor nga ky vend fqinj. Radio Televizioni i Serbisë në një raportim të saj sot thekson se për këtë shkak fabrikat e tullave nga jugu i Serbisë, që eksportojnë në Kosovë, po pësojnë humbje të theksuara.

Sipas RTS Kosova po shkel kështu Marrëveshjen e CEFT-ës dhe paralajmëron se Serbia do ta shtrojë problemin në mbledhjen e CEFT-ës në Beograd javën e ardhshme, kur Kosova merr kryesimin e kësaj organizate nga Serbia.

Eksporti i përgjithshëm i Serbisë në Kosovë kap vlerën rreth 450 milionë euro, ndërsa ai i Kosovës në Serbi rreth 20 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme