Gjatë ditës së djeshme një taksist në Fushë Kosovës ka gjetur një portofol me një shumë të konsiderueshme parash, dhe të njëjtat i ka dorëzuar në stacionin policor.
Policia e Kosovës ka thënë për Reporterin se paratë janë gjetur në veturën e taksistit në fjalë.
Nga ana e policisë menjëherë është kontaktuar personi, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli dhe i njëjti i është kthyer prapë.
“Më 24.03.2021 rreth orës 23:30 në stacionin policor në Fushë Kosovë, nga një qytetar (taksist) është dërguar një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale, të cilën taksisiti e kishte gjetë në veturën me të cilën po punonte.
Nga ana e policisë menjëherë është kontaktuar personi, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli.
I njëjti është paraqitur në stacion ku janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme rreth pranim dorëzimit të parave dhe dokumenteve.
Falënderojmë të gjithë qytetarët për bashëpunimin e vazhdueshëm me policinë, veçanërisht qytetarin S.B (mashkull), i cili mbrëmë përveç veprimit të cilin e vlersojmë shumë , ndau edhe kohën e tij për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë