Një taksist kosovar është shpallur fajtor në Kanada për sulm seksual ndaj dy pasagjereve të tij.
Gjykatësja e Gjykatës Supreme, Rosalie McGrath, ka shpallur fajtor Lulzim Jakupajn për dy akuza.
Jakupaj, që me origjinë është nga Kosova, u arrestua dhe ndaj tij u ngrit akuza në pranverën e vitit 2016.
Një nga dy viktimat dëshmoi se Jakupaj i kishte prekur gjoksin dhe të pasmet, dhe me dhunë e kishte puthur dhe kafshuar, shkruan “vocm”, transmeton Koha.net.
Viktima 24-vjeçare kishte arritur të largohej nga ai, ndërsa një video kishte treguar Jakupajn teksa përdorte kartelën e bankës së viktimës për të tërhequr para për të paguar taksinë.
Vendimi përfundimtar do të shpallet më 28 shkurt.