Policia e Kosovës ka njoftuar se në Drenas një femër është ngacmuar seksualisht nga një taksist.
Rasti ka ndodhur më 2 janar, rreth orës 13:00.
“Ankuesja femër kosovare me 04.01.2022, ka raportuar se, me datën e cekur një person i dyshuar – shofer taksie, derisa ishte duke udhëtuar në veturën e tij, e ka ngacmuar seksualisht. Viktima, deklaron se nuk e din saktë lokacionin se ku ka ndodhur dhe nuk e njeh të dyshuarin, po ashtu tek e njëjta vërehet se ka pengesa të zhvillimit mendor”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.