Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dërgoi urime me rastin e 23 Tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë, e njohur edhe si Dita e VMRO-së, pasi që 23 tetori është dita e formimit të kësaj organizate revolucionare maqedonase.
“Më lejoni që në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin e deputetëve të shtëpisë ligjvënëse, të urojë 23 Tetorin, e cila sipas Ligjit për festa të Republikës së Maqedonisë është Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë dhe t’ju dëshiroj që këtë ditë ta kaloni në disponim të mirë, në rrethin e më të afërmve”, thuhet në urimin e Xhaferit.
Ai shton se kjo ditës le të jetë përkujtues se “në jetë çdo ditë është luftë, luftë për jetesë më të mirë, luftë për ndërtim të shoqëri më të mirë, luftë për një shtet stabil politik, ekonomikisht të avancuar me të ardhme të ndritshme, shtëpi e sigurt për të gjithë qytetarët”.