Talenti i Realit transferohet te Atletico

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Marcos Llorente është tashmë një lojtar i ri i Atléticos pas marrëveshjes së arritur me Real Madridin për transferimin e lojtarit, i cili nënshkruan për pesë sezone me klubin e tij të ri.

Marrëveshja u mbyll për rreth 40 milionë euro, ndërsa lojtari shihet si zëvendësues i Rodrigos, i cili me gjasë do ta vesh fanellën e Manchester Cityt.

Meqë Zidane e njoftoi Llorenten se nuk llogarit tek ai dhe lojtari e dinte për interesin e Atléticos, ai i dha përparësi absolut ekipit të kuq, i cili ka të gjitha tiparet që Marcos pret nga një klub për t’u larguar nga Reali: kërkesa e trajnerit, ekipi kampionësh dhe aspiratat për gjithçka, të aftë për t’u përballur me financat dhe, sikur të mos ishin të mjaftueshme këto, klubi i ri është në qytetin e tij, Madrid, ku ka familje, miq, trajner personal dhe gjithashtu biznes, përcjell lajmi.net.

Diego Simeone e kishte përcjellur mesfushorin spanjoll edhe dy vite më parë, por nuk e arriti akordin.

Ndërkohë në orët në vijim, ‘Los Rojiblancos’ pritet të zyrtarizojnë edhe transferimin e Joao Felix nga Benfica. 

Të ngjashme