Talibanët për herë të parë bisedojnë për paqe me liderët afganë, Putini nikoqir

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Jashtme ruse thotë se presidenti afgan, Ashraf Ghani, ka rënë dakord ta dërgojë një grup politikanësh të lartë në bisedimet e paqes në Moskë, në të cilën do të jetë i pranishëm edhe një delegacion që përfaqëson talibanët.

Në një deklaratë, të shtunën, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se u konfirmua që bisedimet të mbahen më nëntë nëntor, pasi bisedimet multilaterale të planifikuara për gusht u refuzuan nga qeveria e Ganës, njofton Klan Kosova.

“Do të jetë hera e parë që një delegacion nga zyra politike e talebanëve më Doha do të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë ndërkombëtar”, tha Ministria e Jashtme.

Ministria shtoi se kishte ftuar edhe disa vende të tjera për të dërguar përfaqësuesit e tyre, duke përfshirë Indinë, Iranin, Pakistanin, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diplomacia e fshehtë mes talibanëve dhe një sërë vendesh , duke përfshirë edhe SHBA-të, ka ndodhur gjatë këtyre viteve për t’i dhënë fund fazës së dekadave të luftës, e cila filloi me pushtimin e SHBA-ve në vitin 2001.

Qindra njerëz, përfshirë edhe një numër civilësh, janë vrarë nga sulmet talibane javët e fundit.

Grupi i talibanëve tha muajin e kaluar se do të vazhdojnë me luftë, pavarësisht ofertës së qeverisë së Kabulit për një armëpushim.

Raportet nga organizatat ndërkombëtare të ndihmave thonë se grupi kontrollon ose është në luftë për kontrollë të rafro 40% të rretheve të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme