Deputetja sllovene e grupimit Social-Demokrat, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka kërkuar që Këshilli Evropian i Bashkimit Evropian të mbajë premtimin e tij dhe të mos e shtyjë për më vonë procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.
Fajon thekson faktin se ka një ngërç për sa i përket kësaj qasjeje nga ana e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, transmeton Shekulli.
Tanja Fajon shkruan se: Nuk ka arsye për një shtyrje të mëtejshme për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këshilli Evropian duhet të mbajë premtimet e tij. Drafti i fundit vërteton se ka një ngërç për këtë çështje nga ana e shteteve anëtare.