Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka përshëndetur procesin e djeshëm zgjedhor, për të cilin tha se ka qenë i qetë dhe demokratik.
Fajon përmes një postimi në Facebook ka uruar Vetëvendosjen duke thënë se rezultati i zgjedhjeve tregon që qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe tashmë është koha që fjalët të shndërrohen në vepra.
“ Dua që të përgëzoj Kosovën për zgjedhjet e djeshme të drejta dhe demokratike. Njerëzit kanë votuar për ndryshim dhe tani është koha që fjalët të shndërrohen në vepra. Uroj Lëvizjen Vetëvendosje, për fitoren dhe të nominuarin për kryeministër, Albin Kurtin”, ka shkruar Fajon.