Lazio po e jep maksimumin për të angazhuar mbrojtësin e Veronas, Marash Kumbulla, por po përballet me konkurrencë të Arsenalit.
Mbrojtës i Kombëtares së Shqipërisë po vlerësohet lartë, ndërsa së fundi është lidhur me një transferim te Napoli apo Interi.
Por Tuttosport ka shkruar se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka nisur punën për të bindur bashkëvendasin e tij.
Te Lazio janë të vetëdijshëm që kanë konkurrencë të madhe nga Arsenali dhe nga klube me emër në Itali.
Verona po kërkon 30 milionë euro për lirimin e Kumbullës. Adam Marushiq pritet të largohet për te PSG dhe kështu Lazio do të ketë fondin për transferim të Kumbullës.