Igli Tare beson se Stefan de Vrij do të mbetet në Serie A edhe pas largimit nga Lazio.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka parashikuar se ku mund të transferohet mbrojtësi Stefan de Vrij.
Reprezentuesi holandez ka vendosur të largohet nga Lazio si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.
Kurse, Tare ka thënë se De Vrij ka mundësi të nënshkruajë me rivalin nga Serie A, Inter.
“De Vrij është futbollist i Interit? Nuk e di, uroj se mund ta jap maksimumin deri në fund për Lazion. Është një profesionist dhe do ta bëjë. Por, mendoj se ka mundësi të mira të transferohet në Inter”, deklaroi Tare për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
“Nuk kemi marrë thirrje nga Inter, e kemi mësuar nga lidhjet tona të ndryshme. Kush do të jetë pasardhës i tij? E kemi në shtëpi, është Luiz Felipe”, theksoi ai.