Analisti Ismail Tasholli ka kritikuar kryemnistrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke rënditur disa përgjegjës nëse ai fundoset politikisht.
Ai ka thënë se përgjegjës për fundosjen politike të Kurtit do të jenë servilët, dështakët si dhe hienat, por ai ka thënë se fajtori kryesor mbetet vetë Albin Kurti.
Tasholli ka thënë se të gjithë energjinë Kurti është duke e hargjuar me fjalim duke mos e bërë ndonjë vepër.
Statusi i plotë:
“Nëse fundoset politikisht Albin Kurti, tre lloje të njerëzve kanë me qenë “përgjegjës” dhe natyrisht ai vet.
E para, servilët.
Ata që gjithmonë “mendojnë” që z.Kurti ka të drejtë dhe janë të parët që e marrin hezin e mbrojtjes së liderit për çdo hap të tij politik.
E dyta, lluzerat-dështakët.
Ata të cilët z.Kurti qëllimshëm, për shkak të votave, ua ka krijuar iluzionin e njerëzve të rëndësishëm dhe garantuar hakmarrjen; me demek, këta krejt i meritojnë çmimet Nobel, por qeveritë e kaluara ua kanë stopu “karierat”. Duke ua krijuar disporporcionin midis ambicies dhe potencialit, një ditë do t’iu dalë pija.
E treta, hienat.
Ata që janë gjithmonë afër pushtetit dhe bëjnë vetëm kalkulime interesash private.
Por, fajet kryesore do t’i ketë vet Albin Kurti. Sepse, njerëzit që kanë prirje që politikën ta shohin ekskluzivisht nga dioptria e ideologjizmave (sidomos të majta…), rëndom përfundojnë në fjalime të bukura, burokraci dhe raporte-dokumente. Këtu ata e harxhojnë krejt energjinë e tyre politike.
Nëse…, do ta shihni që në fund do ta lë qeverinë gati ashtu si e gjeti me një vepër, Antologji poezish politike që Populli nuk ishte gati ta lexonte”, ka shkruar Tasholli në llogarinë e tij në Facebook.