Analisti politik, Ismail Tasholli, ka thënë për Ekonomia Online se institucionet kosovare duhet të jenë të vëmendshme në kontekstin gjeopolitik, ndërsa koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare e sheh të domosdoshme.
Ai kërkon të merret për bazë edhe fuqia jonë në terren.
“Duhet të jemi të kujdesshëm në kontekstin gjeo-politik dhe të përcjellim atë se çka po ndodh në raport të drejtë dhe me fuqinë tonë në terren dhe koordinimi me ta është i domosdoshëm, madje edhe për disa çështje parimore siç janë edhe këto që i përmenda. Duhet të jenë qasje e partneritetit me Bashkësinë ndërkombëtarë që të krijojmë një klimë ku secilin problem ta trajtojmë racionalisht”, u shpreh Tasholli për EO.