Task-Forca, Hoti: Nuk po e pengojmë punën, besojmë se ky departament do jetë më efikas

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se ata kanë marrë vendim për rikonstruktimin e Task-Forcës antikorrupsion.

Hoti këtë e deklaroi sot në interpelancën e thirrur nga LVV-ja lidhur me shfuqzimin e Task-Forcës antikorrupsion.

“Ne duke u bazuar në dispozitat ligjore më 19 tetor me vendim të qeverisë kemi marrë një rikonstruktim të ri, që do të ndikojë në rritjen e performancës të organeve të sigurisë në luftimin e korrupsionit”.

“Vendimi i Qeverisë mundëson ndarjen e përgjegjësive të institucioneve përkatëse që merren me sundimin e rendit dhe ligjit”.

“Ky vendim ka të bëjë me zhvillimin e departamentit që është pjesë kryesore e strukturës së policisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin, i cili ka mandat dhe përgjegjësi specifike në luftimin e dukurive negative”.

“Ky vendim i yni eliminon mundësin e bartjes së përgjegjësisë nga një sektor në një sektor, eliminon dyfishimin e institucioneve të cilat kanë mandat ligjor të merren me çështje të caktuara dhe në të njëjtën kohë e rrit përgjegjësinë e të gjitha institucioneve në luftimin e korrupsionit”.

Hoti ka deklaruar se me rikonstruktimin e Task-Forcës nuk janë duke penguar punën e saj.

“Departamenti Special Anti-korrupsion apo e ashtuquajtura Task-forca antikorrupsion ka funksionuar brenda departamenti te hetimeve. Pra kemi departament brenda departamentit të hetimeve”.

“Me këtë vendim vetëm po e sqarojmë funksionimin e departamenti të hetimeve brenda Policisë. Nuk po e pengojmë punën e tyre, po e fuqizojmë përmbajtjen. Prandaj me strukturimin e ri dhe besojmë se ky departament do të jetë më efikas në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme