Input Club e ka inicuar fushatën në Kickstarter për një tastierë e cila e përdor teknologjinë e vitit 1970. Sidoqoftë, bëhet fjalë për një tastierë të avancuar.
Tastiera quhet Keystone dhe është e para të cilën do ta zbukurojnë konvertuesit e rinj mekanikë Silo të Input Club.
Tastierat konvencionale funksionojnë ashtu që me të prekur të butonit mbyllet qarku, duke rezultuar në sinjal, ndërsa tek Keystone nuk ndodh kontakti i metalit por në vend të metalit ndodhet një magnet i vogël i cili lëviz me shtypjen e butonit.
Vëmendjen më të madhe e shkakton kontrolli analogm, shkruan KOHA Ditore. Thënë më thjeshtë, tastiera mund të dallojë se kur butoni shtypet më fort dhe kur më dobët.
Sensorët e saj janë të aftë t’i njohin midis 200 dhe 500 lloje të ndryshme të presioneve, por programi do t’i udhëzojë njerëzit në 10 nivele të ndryshme të shtypjes për gjindshmëri më të thjeshtë dhe thjeshtësi të përdorimit.
Kjo si rezultat hap mundësi të thjeshta si përdorimi i shkronjave të mëdha me presion më të fortë, por gjithashtu i synon disa nga zgjidhjet më komplekse në programet e redaktimit të videove dhe fotografive.
Është cekur gjithashtu se softueri me kalimin e kohës për personin e caktuar do të mund të identifikojë se për çfarë lloj presioni bëhet fjalë dhe çfarë do të donte personi konkretisht nëse presioni nuk ka qenë mjaft i qartë. E besoni apo jo.
Pra duhet ta presim një tastierë si kjo dhe të shohim nëse mund ta bëjë atë që pretendon.