Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu ka njoftuar ka rezultuar pozitiv me Covid-19 së bashku me bashkëshorten e tij, Saranda Kryeziu.
Ditë më parë nga Vetëvendosje, pozitiv me Covid-19, ka rezultuar edhe Albin Kurti kryetar i kësaj partie.
“Pas disa simptomave që kisha në fillim të kësaj jave, të mërkurën së bashku me Sarandën jemi testuar për COVID-19, dhe sot jemi njoftuar se kemi rezultuar pozitiv. Do vazhdojmë të qëndrojmë në vetizolim sipas këshillave të IKSHPK-së. Shëndet për të gjithë”, ka shkruar Kryeziu.