Tawny Kitae – aktorja, modelja dhe një yll ekrani, ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare.
Lindur si Julie E. Kitaen, interpretuesja bëri ‘Tawny’ si pseudonimin e saj të preferuar në shkollë. Gjatë viteve ’80, Kitaen ishte pjesë e një numër videosh muzikore të njohura për grupin britanik “Whitesnake”.
Paraqitjet e saj ikonike në videot për “Here I Go Again”, “Still of the Night”, “Is This Love” dhe “The Deep the Love” kolektivisht ndikuan në estetikën e videove muzikore në zhanrin metal.
E lindur në San Diego, Kaliforni, ajo filloi karrierën e saj argëtuese në fund të viteve ‘70 pas mbarimit të shkollës së mesme. Në atë kohë, po luante edhe në shumë filma artistikë.
Tawny po ashtu luajti një nga të dashurat të Jerry Seinfeld në sezonin e tretë të “The Nose Job”.
Kitaen gjithashtu punoi në një numër shfaqjesh si prezantuese ashtu edhe si anëtare e kastit.
Ajo bashkë-priti shfaqjen e “America’s Funniest People” me David Coulier dhe më vonë u shfaq në “The Surreal Life” dhe “Celebrity Rehab”.
Tawny Kitaen (Foto: Getty Images)
Artistja amerikane bëri një jetë plot ngjarje që përfshinte luftë me abuzimin e substancave dhe ngatërresa me ligjin, të dyja ato kërkoi t’i kapërcente me rehabilitimin dhe këshillimin.