Taylor Swift është artistja e parë që radhitet në krye të listës për albumin më të shitur të vitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për pesë herë.
Lansuar në korrik, ka shitur 1.276 milionë kopje deri më 31 dhjetor 2020 duke e bërë albumin e vetëm të shitur në 1 milion kopje gjatë një viti, sipas të dhënave të MRC-së.
Swift kishte albumin më të shitur në SHBA edhe në vitin 2019, me 1.09 milionë, në 2017 me 1.9 milionë, në 2014 me 3.66 milionë dhe në 2009 me 3.22 milionë, shkruan FemaleFirst.
Artisti tjetër përveç Swiftit me shitjet më të mëdha mes vitit 2009 dhe 2020 ishte Eminemi me 3.41 milionë me albumi “Recovery” dhe Justin Timberlake me 2.43 milionë kopje me albumin “The 20/20 Experience”.