Në vitin 2014 kishte rrjedhur një informacion se ka yje botërore që fshihen në valixhe të mëdha gjatë kohës sa po shkonin në aeroport apo ngjarje muzikore.
Në fakt, këtë e praktikoi thuhet për herë të parë Taylor Swift, e cila mundohet t’iu shmanget paparacëve duke u futur në një valixhe të madhe.
Truprojat e këngëtares janë fotografuar disa herë duke nxjerrë nga apartamentet e 28-vjeçares një valixhe të madhe të cilën e transportonin me shumë kujdes dhe delikatesë.
Edhe pse Taylor asnjëherë nuk e ka konfirmuar këtë teori ajo ka shpjeguar se mënyra se si i shmanget paparacëve kur del nga shtëpia nuk është aspak e zakonshme dhe as e rehatshme.
Miku i këngëtares, Zayn Malik ka konfirmuar këtë fakt duke thënë se është e çuditshme, por më se e vërtetë.
Ndryshe, amerikania thuhet se vuan nga ankthi i paparacëve dhe kjo është forma e vetme e shmangies së tyre.