Taylor Swift nuk do ti lë asgjë në dorë fatit kur vjen puna tek një fans i saj, i obsesionuar me të i cili tashmë ka thyer ligjin duke e përndjekur.
Swift ka kërkuar një urdhër ndalese ndaj tij nga gjykata në Los Angeles, e cila ka aprovuar kërkesën e këngëtares.
Ky fans veçse ishte arrestuar muajin që shkoi, pasi ishte futur në pronën e Swift. Pas arrestimin ne veturën e tij ishin gjetur armë, dorëza e litarë.
E pasi Sandrock u lirua me kusht, Taylor ishte e shpejtë që të sigurohej për mirëqenien e saj, duke marrë urdhër ndalesën.