Taylor Swift mori një surprizë të ëmbël nga shokët e saj muzikantë – U2, për ta ndihmuar në nisjen e koncertit të saj në Dublin të Irlandës, në kuadër të turneut “Reputation”, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja 28-vjeçare shfrytëzoi Instagramin për të postuar një fotografi të dhuratës që mori.
Një buqetë me trëndafila të kuq dhe një kartolinë në të cilën shkruante: “nga klubi yt i fansave irlandezë. Bono, The Edge, Adam & Larry”.
https://www.instagram.com/p/BkDJK0mHrZm/?utm_source=ig_embed