Reperja e njohur, Tayna, ua ka uruar së fundmi të gjithë ndjekësve të saj Muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Në të njëjtën kohë, ajo duket se është duke agjëruar përgjatë muajit të madhërishëm të myslimanëve, fakt ky që mesa duket i ka çuditur disa prej njerëzve në rrethin e saj të afërm.
Këtë e bëri të ditur vet bukuroshja nga Prizreni, teksa publikoi një video atraktive për ndjekësit e saj në InstaStory.
“Njerëzit po shokohen kur po iu tregoj atyre që jam duke agjëruar. Më pëlqen ta shoh këtë”, ka shkrua reperja.
Tayna përndryshe vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzior më të fundit “WTF”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen angleze Ivorian Doll.
Ajo ka qenë mjaft aktive në muzikë gjatë katër muajve të parë të vitit, duke publikuar tri bashkëpunime të cilat janë pritur mirë nga publiku.
Ndonëse nuk po mungon nga ana e prurjeve të reja, reperja ashtu si të gjithë kolegët e saj po mungon për nga paraqitja skenike, pasi tash e sa kohë për shkak të pandemisë, nuk organizohen koncertet dhe mbrëmjet e ndryshme muzikore.