Rep-artisja Tayna është njëra nga personazhet më të komentuara në estradën shqiptare për stilin e saj të veçantë.
Anipse mundësitë për realizimin e projekteve janë kufizuar, ajo nuk është ndalur duke punuar në kushte të shtëpisë.
“A jo” është kënga e saj e fundit që solli një frymë verore te fansat e saj, por që ishte realizuar me video tekst.
Në një postim të publikuar në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një video teksa në sfond dëgjohet një pjesë e këngës së saj.
Nuk është hera e parë që reperja nga Prizreni ka paralajmëruar këngën e saj në këtë mënyrë, por që nuk dihet ende data e publikimit të saj.
Tayna që u bë sensacion në dy vitet e fundit duke debutuar me këngën “Columbiana”, ndërsa tani numëron hite të shumta. /Telegrafi/