Përveç pëlqimit të materialeve muzikore, Tayna admirohet nga fansat edhe për figurën mahnitëse trupore.
Autorja e shumë hiteve përcillet nga më shumë se 1.6 ndjekës në Instagram, të cilët duan të mësojnë më shumë nga karriera dhe jeta personale e saj.
Gjatë të mërkurës, Doruntina Shala (emri i vërtetë i këngëtares) ka shpërndarë disa imazhe që nuk e lënë askënd indiferent.
Ndryshe, ditë më parë, u bë e ditur se reperja nga Prizreni e ka nisur punën për një album të ri.
Kështu kishte njoftuar menaxheri i saj, Rinor Hykolli, përmes një postimi të ndarë më ndjekësit në rrjetet sociale duke shtuar se albumi do të përmbajë 16 këngë.