Sikurse edhe një pjesë e madhe e estradës shqiptare, edhe rep-artistja Tayna ka filluar pushimet në bregdet.
Ajo ka qenë aktive në rrjete sociale, duke publikuar imazhe të ndryshme, po ashtu edhe disa pjesë nga xhirimet e klipit në Zvicër.
Kohët e fundit, përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur mjaft tërheqëse, duke marrë poza atraktive.
E veshur në bikini, Tayna ka vënë në plan të parë linjat trupore, teksa shijon kohën e saj të lirë.
Theksojmë se “A jo” është projekti i fundit nga reperja, që është pëlqyer në masë të madhe nga adhuruesit e muzikës së saj.