Një grup qytetarësh – familjarë dhe miq të viktimave në aksidentin me autobus të kompanisë “Besa Trans”, janë mbledhur mëngjesin e sotëm para selisë së kompanisë në Shkup, duke u interesuar për të dashurit e tyre.
Selia e “Besa Trans”, autobusi i së cilës duke u kthyer nga Stambolli u aksidentua sot në Bullgari, ku humbën jetën mbi 45 shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore, është rrethuar nga policët që nga mëngjesi i sotëm.
Informacionet nga organet kompetente thonë se në fundjavë për në Turqi kanë udhëtuar katër autobusë nga kjo kompani nga Shkupi, shkruan RTV21.
Ndryshe, në aksidentin e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari, kanë vdekur 46 persona dhe kanë mbetur të lënduar 7 tjerë.
Ministrja e për Evropën dhe Punët e Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Olta Xhaçka, ka deklaruar se viktimat janë shqiptarë.
Ndërkaq Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se në mesin e viktimave janë edhe 12 të mitur.