Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin me burgim prej 7 muajsh për të akuzuarin P.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale “ Marrje ryshfeti” nga neni 343 i Kodit Penal të Kosovës.
Më këtë kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e prokurorisë dhe të akuzuarit, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren, të datës 07.12.2016.
Apeli gjeti se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike, nuk ka bërë shkeljeje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar mirë ligjin penal.
Po ashtu, kjo gjykatë vlerëson se nuk qëndrojnë as pretendimet e prokurorisë për dënim më të ashpër, ngase gjykata e shkallës së parë drejtë ka vlerësuar rrethanat e kryerjes se veprës penale si dhe ka marrë parasysh rregullat e përgjithshme për matje te dënimit.