Pas vetëm një viti Ousmane Dembele mund t’i japë lamtumirën Barcelonës. Sulmuesi i talentuar francez i cili u ble nga Dortmundi për 105 milionë euro plus bonuset nuk i ka bindur plotësisht drejtuesit blaugrana. Për Dembele interesohet Arsenali me trajnerin e ri Unai Emery që e pëlqen sëtepërmi francezin.
“Topçinjtë” do të synojnë ta marrin futbollistin në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Ardhja e Griezmann nga Atletico Madrid mund ta detyrojë Dembele-në të largohet nga Spanja.