Të burgosurit në Lipjan kanë nisur të marrin ndihma prej familjarëve

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Pas dy muajve izolimi nga koronavirusi, Qendra Korrektuese në Lipjan këtë të premte ka filluar me hapat e parë lehtësues.

Familjarët kanë nisur t’u sjellin rroba dhe gjëra tjera elementare të burgosurve.

Por, sipas përfaqësuesve të këtij institucioni, gjatë izolimit, të burgosurit vazhdimisht kanë komunikuar me familjarët përmes platformave online, raporton KOHA.

Drejtori i Qendrës korrektuese në Lipjan, Arif Beqa, ka treguar se 60 të burgosurit janë kontrolluar gjatë tërë kohës nga mjekët dhe asnjëri nuk ka shfaqur simptoma të COVID-19.

Në Qendrën Korrektuese gjithashtu tash e një muaj po zhvillohet mësimi në distancë për të miturit.

Pavarësisht se në këtë institucion janë lehtësuar masat, aty nuk mund të futet askush përveç stafit, që është i obliguar t’i përdorë masat mbrojtëse gjatë kontaktit me të burgosurit.

Të ngjashme