Një aktivist thotë se më shumë se 1,500 të burgosur palestinezë, kanë nisur grevë urie, dhe po kërkojnë kushte më të mira në burgjet izraelite, përfshirë kontaktet me familjen dhe dhënien fund të dënimeve të tyre, pa dalur në gjyq, raporton AP.
Greva e urisë, që nisi sot po udhëhiqet nga Mawan Barhouti, që ishte figurë e rëndësishme në lëvizjen e presidentit Mahmoud Abbas Fatah.
Vlerësohet se 6,500 palestinezë po mbahen në burgjet në Izrael.
Të burgosurit palestinezë edhe në vitin 2012 kishin organizuar grevë urie për 28 ditë. Po ashtu, më 2014, të burgosurit mbajtën grevë urie për dy muaj, për të protestuar paraburgosjen e tyre pa dalur fare në gjyq.