Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim të zemërimit”

Prishtinë | 02 Shk 2026 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja e certifikatave për pjesëmarrësit e Programit “Menaxhimi i Zemërimit”.

Sipas njoftimit zyrtar, programi ka pasur për qëllim zhvillimin e vetëkontrollit, menaxhimin e emocioneve dhe aftësimin e të burgosurve për t’u përballur me situata stresuese.

Këto shkathtësi, sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, janë thelbësore për procesin e rehabilitimit dhe përgatitjen e tyre për riintegrim në shoqëri.

“Ky aktivitet pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të stafit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren për ofrimin e programeve rehabilituese, me fokus përgatitjen e të burgosurve për një jetë më të përgjegjshme dhe pa shkelje të ligjit pas përfundimit të dënimit”.

Të ngjashme