Megjithëse shifra të sakta nuk ekzistojnë, thonë zyrtarët e UNICEF. Me rastin e Ditës Botërore kundër përdorimit të ushtarëve fëmijë të martën, qeveritë bënë thirrje për një angazhim më të fortë për t’i dhënë fund “kësaj shkeljeje serioze të të drejtave të fëmijëve”.
“Fëmijët nuk janë ushtarë. Ata nuk duhet të përdoren në asnjë mënyrë në luftërat e të rriturve”, tha drejtori Menaxhues i UINCEF-it në Gjermani, Christian Schneider, përcjell albinfo.ch përcjellë Klan Kosova
Në rreth 20 vende apo konflikte, shkrimet më serioze të të drejtave të njeriut ndaj fëmijëve, të tilla si rekrutimi i fëmijëve ushtarë, por edhe vrasja dhe gjymtimi i fëmijëve ose sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve, janë raportuar në raportin e UNICEF-it, shkruan albinfo.ch.
Sipas një “liste turpi” të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, 50 ushtritë dhe grupe të armatosura kanë rekrutuar fëmijë si ushtarë. Sipas UNICEF-it, shumë vajza dhe djem janë abuzuar nga palët e ndryshme në konflikt në Sudanin e Jugut, në Republikën e Afrikës Qendrore, në Republikën Demokratike të Kongos, në Somali, në Siri dhe në Jemen për qëllimet e tyre. Gjithashtu në Afganistan, Mali apo Mianmar vajza dhe djem u shfrytëzuan si ushtarë fëmijë ose ndihmës të grupeve të armatosura.